Bota

E rëndë në Kosovë/ Ndërron jetë një foshnje në QKUK, rasti po hetohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK. Gjithashtu, bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Ndërkaq, rasti është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

1 Dhjetor 2023, 10:01 Nga a.l
E rëndë në Kosovë/ Ndërron jetë një foshnje
Foshnjë

KOSOVË-  Një foshnjë ka ndërruar jetë në QKUK. Një qytetar denoncon se u njoftua për vdekjen e foshnjës pasi dërgoi bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë.  Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK. Gjithashtu, bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Ndërkaq, rasti është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. 

qkuk

Sondazh

Poll