Bota

Momenti jashtë kamerave! Lavrov u acarua 'keq' në samitin e OSBE në Shkup: A mund të më lini të qetë?! (VIDEO)

Nuk dihet se kujt iu drejtua në këtë mënyrë, por thuhej se delegacioni ukrainas ishte larguar nga salla në momentin kur Lavrov nisi fjalimin e tij. 

1 Dhjetor 2023, 09:36 Nga a.l
Momenti jashtë kamerave! Lavrov u acarua 'keq' në samitin e
Sergei Lavrov

SHKUP-  Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ndërpreu disa herë fjalimin e tij në samitin e OSBE-s në Shkup të Maqedonisë së Veriut. “A mund të më lini të qetë? Ju lutem! Faleminderit!”, tha Lavrov në anglisht, derisa vazhdoi pas disa sekonda fjalimin e tij në rusisht. Nuk dihet se kujt iu drejtua në këtë mënyrë, por thuhej se delegacioni ukrainas ishte larguar nga salla në momentin kur Lavrov nisi fjalimin e tij. 

Lavrov mbërriti në Shkup për të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Diplomatët e disa vendeve anëtare të OSBE-së, përfshirë Ukrainën, e bojkotuan ngjarjen për shkak të pjesëmarrjes së planifikuar të Lavrovit në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

 

sergei lavrov samiti i osbe në shkup

Sondazh

Poll