Bota

Netanyahu: Hamasi shkeli kushtet e armëpushimit, nisi sulmet mëngjesin e sotëm

Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëpushimin. 

1 Dhjetor 2023, 08:25 Nga a.l
Netanyahu: Hamasi shkeli kushtet e armëpushimit, nisi sulmet mëngjesin
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se në këtë mënyrë ka shkelur kushtet e armëpushimit.

“Hamasi nuk i liroi të gjitha gratë pengjet siç ishte rënë dakord dhe sulmoi Izraelin me raketa këtë mëngjes”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej, zyra e tij shton se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij  të lirojë pengjet, të eliminojë Hamasin dhe të sigurojë që Gaza kurrë nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit. Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëpushimin. 

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 1 Dhjetor 2023, 08:21 a.l

Gjykata ruse ndalon 'lëvizjen LGBT'

Foto ilustruese RUSI- Gjykata e Lartë e Rusisë e ka shpallur atë që e quan lëvizja publike ndërkombëtare LGBT një o...