Bota

Krasniqi: Albin Kurti, lideri i fundit i gjeneratës së vjetër! Ideologjia e tij, me nuanca të ekstremit të majtë

Krasniqi theksoi se Kurti ka 24 vite në skenën politike të Kosovës dhe se kornica ideologjike me të cilën është formuar, ka nuanca të ekstremit të majtë.

30 Nëntor 2023, 23:01 Nga I.A
Krasniqi: Albin Kurti, lideri i fundit i gjeneratës së vjetër!
Memli Krasniqi

TIRANË- Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si lideri i fundit i gjeneratës së vjetër. I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Krasniqi theksoi se Kurti ka 24 vite në skenën politike të Kosovës dhe se kornica ideologjike me të cilën është formuar, ka nuanca të ekstremit të majtë.

Pjesë nga Intervista:

Krasniqi: U befasova kur thatë që Albin Kurti është konsideruar, ka qënë vlerësimi më i gabuar prej kujtdo qoftë në Tiranë apo kryqyetet europiane, me e vlerësuar Albin Kurtin si diçka e re. Sepse gabimi më i madh qoftë edhe nga diplomatët të caktuar e kanë bërë, kur e kanë parë Albin Kurtin si një lider të ri të gjeneratës së re.

Peka: Të tillë e kanë vlerësuar votuesit e Kosovës duke i dhënë mbi 50% të votave, me idenë që po ia japim një të reje.

Krasniqi: Ata e kanë vlersuar atë për narracionin që suksesshëm e ka ndërtuar gjatë viteve me qëndrueshmërinë e tij, me stoicizmin e tij...

Peka: Një njeri që vjen në qeveri për herë të parë, konsiderohet i ri.

Krasniqi: Por ajo që duhet të kuptoni është që Albin Kurti ka qënë dhe është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër sepse njeriu që në Kosovë nuk ka njeri jo tash por edhe 15 viteve të fundit që është marrë më gjatë me politikë se Albin Kurti. Njeriu ka dalë në skenë në vitin 1997, s’mundesh me i thënë në vitin 2021, mbas 24 viteve në skenën politike dikujt që është gjeneratë e re.

Por sidoqoftë ky ka mund të jetë një vlerësim. Nuk kam paragjykim për vlerësimin. Nqs pas 30 vitesh vjen në pushtet s’mund të konsiderohesh gjeneratë e re, as lider i ri apo se ke mendime apo ide të reja. Sepse në fund ai është një kornizë ideologjike në të cilën është formuar me kohë dhe ai nuk del nga ajo kornizë ideologjike dhe ajo kornizë ideologjike është e majtë madje me nuanca të ekstremit të majtë.

memli krasniqi

Sondazh

Poll