Bota

Në ditën e 7 të armëpushimit, lirohen dy pengje izraelite me nënshtetësi të dyfishtë

Nuk dihet menjëherë pse dy gratë, të dyja me shtetësi të dyfishtë, u liruan para 6-8 pengjeve të tjerë, lirimi i të cilëve pritet gjithashtu sot.

30 Nëntor 2023, 22:33 Nga A.TH
Në ditën e 7 të armëpushimit, lirohen dy pengje izraelite me
Mia Schem

IZRAEL- Fotot e transmetuara në TV izraelit treguan 21-vjeçaren Mia Schem dhe 40-vjeçaren Amit Soussana duke iu dorëzuar përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Të dyja kanë mbërritur tani në Izrael. Nuk dihet menjëherë pse dy gratë, të dyja me shtetësi të dyfishtë, u liruan para 6-8 pengjeve të tjerë, lirimi i të cilëve pritet gjithashtu sot.

Ata u liruan në Sheshin e Palestinës, në qendër të qytetit të Gazës, jo shumë larg zonave tashmë nën kontrollin ushtarak izraelit. Edhe një herë, një turmë e madhe civilësh ishte e pranishme për të dëshmuar dorëzimin.

Kjo është pamja e parë e Mia Schem që kur u publikua një video nga Hamasi më 16 tetor që tregonte krahun e saj të plagosur duke u trajtuar, me zhurmën e bombardimeve izraelite që dëgjoheshin qartë në sfond.

lufta izrael-palestine mia schem

Sondazh

Poll