Bota

Memli Krasniqi: Jemi të rezervuar me deklaratat për Thaçin, Prokuroria i keqpërdor

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, pyetjes se cili ka qënë roli i Hashim Thaçit në luftën e zhvilluar kundër serbëve, Krasniqi u përgjigj se nuk ka qënë pjesëmarrës dhe nuk mund të thoshte më shumë për këtë pjesë.

30 Nëntor 2023, 22:56 Nga I.A
Memli Krasniqi: Jemi të rezervuar me deklaratat për Thaçin,
Memli Krasniqi

TITANË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ndaj të cilit po zhvillohet një proces gjyqësor në Hagë. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, pyetjes se cili ka qënë roli i Hashim Thaçit në luftën e zhvilluar kundër serbëve, Krasniqi u përgjigj se nuk ka qënë pjesëmarrës dhe nuk mund të thoshte më shumë për këtë pjesë. Duke vënë theksin te procesi gjyqësor i cili po zhvillohet në Hagë, Krasniqi tha se PDK-ja është e rezervuar në lidhje me deklaratat politike për këtë çështje, pasi prokuroria i përdor dhe keqpërdor ato në lidhje me procesin.

Pjesë nga intervista:

Peka: A ka qënë në luftë Hashim Thaçi?

Krasniqi: Historia nuk ndryshon! Historinë e dinë secili dhe sidomos kundërshtarët politikë. Krejt ajo retorikë boshe e cila mund të përdoret për ndonjë votë apo për të kundërshtuar dikë, nuk mund ti rritë ata në raport me peshën politike historike që ka Hashim Thaçi. Nuk ka gjë që mund të thuhet për ta zvogëluar relevancën, peshën dhe ndikimin në historinë e shqiptarëve të Hashim Thaçit. I takon historisë për të vlerësuar në kuptim e historiografisë, ndërsa në kuptimin politik, ajo është evidentet, zoti Thaçi ka qënë udhëheqës i delegacionit të Kosovës edhe në Rambuje.

Peka: Në luftë çfarë ka qënë zoti Thaçi?

Krasniqi: Unë nuk kam qënë me të në luftë dhe s’mund ti jap vetes të drejtë që të them më shumë se aq sa secili shqiptar e di.

Peka: Po ju a keni qënë vetë në luftë?

Krasniqi: Nuk kam qënë në luftë dhe për atë arsye nuk do të flas për pjesën e luftës përtej asaj që secili e di. Në kontekstin e kësaj që pyesni ju, ne kemi qënë të rezervuar për të diskutuar për çështje që ndërlidhen me procesin ndërkombëtar të Hagë, pasi prokuroria në mënyrë të veçantë është munduar se çfarëdo llojë deklarime apo shprehje, ta keqpërdorë dhe ta përdorë për procesin atje dhe ne nuk kemi dashur që ti japim mundësi askujt që ti përdorë deklarimet politike për çështje që mund të jenë me drejtësinë.

memli krasniqi

Sondazh

Poll