Politike

“Grushti i shtetit do të anulohet me të gjitha mjetet”/ Berisha paralajmëron lëvizje: S’e ka parë asnjëherë vendi

Berisha u shpreh se ka ndodhur grusht shteti brenda shtetit, dhe se kjo do të anulohet me të gjitha mjetet.

30 Nëntor 2023, 12:44 Nga A.B
“Grushti i shtetit do të anulohet me të gjitha mjetet”/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar lëvizje të fuqishme të cilat nuk janë parë më parë në vendin tonë. Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se ka ndodhur grusht shteti brenda shtetit, dhe se kjo do të anulohet me të gjitha mjetet.

“Është bërë në grusht shteti brenda shtetit. Opozitës iu është hequr mundësia e kontrollit parlamentar çka përbën përfaqësimin e popullit ndaj qeverisë. Opozita do të qëndrojë, absolutisht me të gjitha mjetet, të mos ketë askush iluzion. Nuk do të ndodhë nesër, por do të ndodhë. lëvizja e kësaj radhë do jetë nga ato që nuk e ka parë asnjëherë vendi, gjithnjë në kuadrin e mosbindjes civile. Nuk ka asgjë, përmbysja e diktaturës prevalon mbi çdo gjë tjetër. Grushti i shtetit duhet të anulohet me të gjitha mjetet”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll