Politike

Frikë nga shkarkimi në Kuvendin e 2 dhjetorit? Berisha: Do respektoj çdo vendim të qytetarëve

Berisha ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në Kuvendin e 2 dhjetorit.

30 Nëntor 2023, 12:40 Nga A.B
Frikë nga shkarkimi në Kuvendin e 2 dhjetorit? Berisha: Do respektoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i druhet një shkarkimi në Kuvendin e 2 dhjetorit të Partisë Demokratike, duke u shprehur besimplotë te demokratët, por thekson se do të respektojë vendimin e tyre. Berisha ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në Kuvendin e 2 dhjetorit.

Pyetje: A ju shkakton emocion 2 dhjetori duke qenë se anëtarët e kuvendit kombëtar kanë në dorë ose t’ju votë-besojnë ose shkarkojnë.

Berisha: Jam besimplotë tek demokratët dhe i vendosur të respektoj cdo vendim të tyre.

Pyetje: A njeh përgjegjësi tek vetja për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit?

Berisha: Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit në kod dhe moral në ligj dhe moral mban përgjegjësi ai që vjedh. Në ditën zgjedhje nuk është ditë e provimit të forcës, por është një garë që bazohet në ligjin e asgjësuar nga Edi Rama. Sali Berisha mban përgjegjësi për cdo dobësi të shfaqur gjate fushatës ditën e zgjedhjeve e me radhë, por për vjedhjen nuk ka askush përgjegjësi. Përgjegjësinë e ka hajduti, duhet të mësohemi ti japim përgjegjësinë atij që e meriton dhe ne do ja japim. Prandaj kemi në këmbë për ti dhënë reston hajdutit që preku zgjedhjet.

sali berisha

Sondazh

Poll