Aktualitet

17-vjeçari shqiptar në Gjermani i dyshuar për vrasjen e një personi, dërgohet në paraburgim

Menjëherë policia është vënë në kërkim të autorit. Një ditë pas ngjarjes 17-vjeçar shqiptar i shoqëruar nga avokati i tij është dorëzuar në polici, duke rrëfyer se kishte qëlluar me armë një person.

27 Nëntor 2023, 21:38 Nga h.k
17-vjeçari shqiptar në Gjermani i dyshuar për vrasjen e
Foto ilustruese

GJERMANI-Një trupi pajetë me një pumb në kokë është gjetur në Kaltenkirchen të Gjermanisë dhe autor i kësaj ngjarje dyshohet një i mitur shqiptar.

Mediat e huaja shkruajnë se policët gjermanë gjetën mëngjesin e së shtunës një person të pajetë pranë parkingut. Menjëherë policia është vënë në kërkim të autorit. Një ditë pas ngjarjes 17-vjeçar shqiptar i shoqëruar nga avokati i tij është dorëzuar në polici, duke rrëfyer se kishte qëlluar me armë një person.

Gjykata e Qarkut Itzehoe arrestoi 17-vjeçari pasi akuzohet për vrasje, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se shqiptari dhe viktima kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm, por ka bërë me dije se hetimi do të vazhdojë. Hetuesit janë në kërkim të dëshmitarëve që kanë bërë vëzhgime të dyshimta mes të martës dhe të shtunës në zonën e Uetersen ose në parkingun e banjave termale në Kaltenkirchen.

shqiptari vrasje ne gjermani

Sondazh

Poll