Aktualitet

Arrestimi i punonjëses së DPSHTRR, reagon drejtoria: Nuk është i vërtetë, punonjësja shkoi vetë në komisariat

Po ashtu theksohet se punonjësja po pret avokatën që ti komunikohet çështja.  

27 Nëntor 2023, 21:33 Nga I.A
Arrestimi i punonjëses së DPSHTRR, reagon drejtoria:
DPSHTRR

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka treaguar pas njoftimit se një punonjëse e tyre është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Me anë të një njoftimi për mediat, DPSHTRR thekson se punonjësja nuk është arrestuar nga policia, por ka shkuar vetë në Komisariat për tu përballur me çështjen. Po ashtu theksohet se punonjësja po pret avokatën që ti komunikohet çështja.  

Njoftimi i DPSHTRR:

Në pamundësi të njohjes me aktet, për shkak të fundjavës e festave, sqarojmë se lajmi i sotëm se “kapet” punonjësja e rajonales Elbasan, me iniciale I. B., në kërkim, nuk është i vërtetë. Personi sapo ka mësuar nga portalet online për lajmin e së dielës, është kthyer menjëherë nga udhëtimi familjar dhe ka shkuar vetë në Komisariatin e Elbasanit ku ende pret me avokaten që t’i komunikohet çështja. Në padije për detaje të tjera, mund të sqarojmë se nga ana e drejtorisë rajonale Elbasan dhe çdo strukture tonën, jemi të hapur për çdo informacion e bashkëpunim me organet hetimore, me të dhënat e sistemeve dhe pamjet filmike. Për momentin mund të deklarojmë se personi tjetër i dyshuar, punonjësi me iniciale R. L., rezulton se ka vepruar privatisht, pa asnjë akses në shërbimin e ndërrimit të pronësisë së mjeteve, sepse nuk punon në atë sektor, pra jo në kushtet e abuzimit me detyrën! Ky person ka qenë me leje dhe në cilësinë e personit privat është paraqitur për marrje shërbimi. Dy nga rastet e aluduara lidhen me praktika të noterizuara, pra jashtë shërbimit tonë, ndërsa rasti i tretë lidhet me dyshim për përgjegjësi penale të shitësit pa autorizim korrekt. Për të treja rastet e dyshuara, sa i takon zinxhirit të shërbimit, RBS, procedurës së rajonales Elbasan, rezulton se nuk ka asnjë cënim të integritetit të sistemit operativ! Çdo veprim është i gjurmueshëm, çdo rekord regjistrohet në databazë, çdo dokument apo vetëdeklarim i pasaktë përbën përgjegjësi vetjake! Rastet e dyshuara, deri tani, nuk përfshijnë falsifikim apo tjetërsim brenda entit. Në pritje të konkluzioneve, i kërkojmë medias/portaleve që të mos nxitojnë në kushtet kur nuk ka një informacion të plotë mbi provat. Inkurajojmë të tëra shërbimet e treta që ndërveprojnë, si rasti i noterëve, të investojnë në sisteme digjitale për të eliminuar raste falsifikimesh dhe për të garantuar protokoll e informatizim verifikimi në kohë reale.

dpshtrr

Sondazh

Poll