Aktualitet

Pronat e ndërtuara në bazën ushtarake të Shëngjinit mbeten në sekuestro/ Gjykata e Lartë: Pasuritë janë të FA

SPAK i ka nisur hetimet më parë dhe më pas ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Lezhës e cila ka gjetur shkeljet nga subjektet.

27 Nëntor 2023, 16:03 Nga h.k
Pronat e ndërtuara në bazën ushtarake të Shëngjinit
Foto nga baza në Shëngjin

TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në sekuestro pasuritë që po ndërtohen brenda territorit të bazës ushtarake të Shëngjinit. Vendimi është zbardhur pas hetimeve që u kryhen për "shpërdorim detyre" ndaj disa zyrtarëve që nuk pranuan të regjistronin pronën si bazë ushtarake. Sipas dyshimeve konstatohet se është shkelur dekreti për pronat e Forcave të Armatosura nga zyra vendore e rregjistrimit të pasurive në Lezhës.

SPAK i ka nisur hetimet më parë dhe më pas ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Lezhës e cila ka gjetur shkeljet nga subjektet. Vënia në sekuestro e objektit është kundërshtuar në vitin 2022 nga shoqëria që ka nisur investimin në zonën e referuar. 

Pas ankimimit gjykata vendosi mos ta pranojë rekursin e paraqitur nga përfaqësuesit e shoqërisë investuese dike mbajtur në fuqi vendimin. 

Nga ana tjetër prokuroria është duke hetuar administrimin e lejeve dhe ngre pikëpyetje të forta se përse ASHK nuk ka rregjistruar pasuritë e Forcave të Armatosura në Shëngjin.

 

baza ushtarake e shengjinit

Sondazh

Poll