Aktualitet

DETAJET/ I riu shqiptar u gjet i varur nga pronari i banesës, shkoi në Greqi për t’u pajtuar me ish-gruan

Sipas policisë greke, 29 vjeçari është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.

27 Nëntor 2023, 14:47 Nga r.ll
DETAJET/ I riu shqiptar u gjet i varur nga pronari i banesës, shkoi në
angjelo avdiu

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Dhiaspora të zonës së Kilinit, Greqi, ku u gjet i varur në pemën e një banese, 29-vjeçari shqiptar, Angjelo Avdiu, me origjinë nga Lushnja, i cili ishte dhe baba i një fëmije.

Ai rezultonte i zhdukur që prej 30 Tetorit, teksa trupi i pajetë u zbulua nga pronari i shtëpisë së pushimit, i cili jetonte jashtë zonës së Kilini dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes.

Sipas policisë greke, 29 vjeçari është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.

29-vjeçari shqiptar është identifikuar nga rrobat, ndërsa nëna e tij ka kryer dhe procedurën e vështirë të identifikimit nga afër. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.

Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.

Problemet me ish-bashkëshorten

Angjelo Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ka mbërritur në zonë te shtunën e 30 tetorit, ku ka qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar se 29-vjeçari kishte shkuar në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai në atë kohë.

angjelo avdiu

Sondazh

Poll