Aktualitet

111-vjetori i Pavarësisë/ Vendoset flamuri shqiptar në komunën e Preshevës: Më i bukuri në botë (VIDEO)

Vendosja e tij u bë një ditë para festës së madhe të 28 nëntorit, 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

27 Nëntor 2023, 14:22 Nga r.ll
111-vjetori i Pavarësisë/ Vendoset flamuri shqiptar në
pamje nga komuna e presheves

PRESHEVË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha më herët se në godinën e kësaj komune do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Dhe duket se e ka mbajtur fjalën, pasi sot ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objektit të Komunës së Preshevës.

Vendosja e tij u bë një ditë para festës së madhe të 28 nëntorit, 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Le të valojë flamuri më i bukur në botë!”, tha ai në videon e publikuar në Facebook. 

 

 

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe. Në qershor të këtij viti, Arifi u ftua nga Gjykata e Serbisë për tu paraqitur në një seancë gjyqësore, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike.

shpetim arifi 111-vjetori i pavaresise se shqiperise

Sondazh

Poll