Politike

“Hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE”/ Ministria e Jashtme: “Screening” përfundoi me sukses

Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel.

26 Nëntor 2023, 11:28 Nga A.B
“Hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE”/
Ministria

TIRANË- Shqipëria ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel, deklaron Ministria e Jashtme.

Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit. Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”, sqaroi Ministria.

ministria e jashtme

Sondazh

Poll