Politike

'Prokurorët dogjën dokumentet për Olsi Ramën'/ Berisha: Vetëm 8 përqind e demokratëve kanë mendim pozitiv për SKAP-in!

Në takimin me mbështetësit e tij në Lezhë, Berisha ndër të tjera u shpreh se Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit.

25 Nëntor 2023, 18:47 Nga a.l
'Prokurorët dogjën dokumentet për Olsi Ramën'/
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do i lejojë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, ndërsa shtoi se vetëm 8 përqind e demokratëve kanë mendim pozitiv për SPAK-un. Në takimin me mbështetësit e tij në Lezhë, Berisha ndër të tjera u shpreh se Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit.

Pjesë nga deklarata: 

Ne po qëndrojmë në parlament dhe do qëndrojmë. Ne do mbrojmë të drejtat tuaja se ato nuk janë personale.
Çfarë kemi arritur? Kemi qëndruar të pamposhtur.
Çfarë kemi arritur? Kemi vazhduar pa kthim betejën.
Çfarë kemi arritur? Ia kemi nxirë fytyrën siç e ka me atë blozën që patë në parlament në mbarë botën. Bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij. Se ai është i korruptuar.
Por kjo nuk mjafton.
Ky është një apel që të ngrihemi kudo që jemi. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.
Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.
Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.
E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.
Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.
Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.
Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.
U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.
Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë. 

sali berisha

Sondazh

Poll