Aktualitet

Reshjet e borës në rrugën e Arbrit, mjetet që lëvizin në drejtim të Dibrës kthehen mbrapa për në Tiranë

Ndërkohë, borëpastrueset kanë mundur të futen në aksin Qafë Murriz pas më shumë se 7 orësh, duke bërë që të mjetet të nisin qarkullimin.

25 Nëntor 2023, 21:49 Nga a.l
Reshjet e borës në rrugën e Arbrit, mjetet që lëvizin
Foto ilustruese

DIBËR- Policia rrugore ka urdhëruar që të gjitha automjetet që lëvizin në drejtim të Dibrës të kthehen mbrapa për në Tiranë, për shkak të motit të keq me reshje të dendura bore në atë zonë. 

Ndërkohë, borëpastrueset kanë mundur të futen në aksin Qafë Murriz pas më shumë se 7 orësh, duke bërë që të mjetet të nisin qarkullimin. Shoferët po ndihmojnë njëri-tjetrin për të lëvizur mjetet, për t’u kthyer kështu në Tiranë. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll