Art&Argëtim

‘Ta tregoj unë…’/ I dashuri “kapo bande”, Trejsi Sejdini vishet si gangstere, paralajmërimi që

1 Nëntor 2019, 15:34 Nga DOSJA
‘Ta tregoj unë…’/ I dashuri “kapo bande”,

TIRANË– Modelja Trejsi Sejdini i ka dedikuar shumë kohë kostumit të saj për festën e Haloëeen-it. 

E ashtuquajtura “Gangsterja e Elbasanit” vendosi që për një natë të kthehet vërtetë në një të tillë duke u shndërruar si Harley Quinn. 

Me flokët bishtaleca, me një palë pantallona tejet të shkurtra ka shkuar në club për të festuar me miqtë e saj. Krahas fotos ajo shkruan: Më trajto si një lojë dhe ta tregoj unë si luhet.

Dr Harleen Frances Quinzel, e njohur gjithashtu si Harley Quinn është një personazh i animuar që u shfaq për herë të parë në Batman. Në paraqitjet e saj të para ajo ishte përshkruar si një personazh i përkushtuar plotësisht ndaj Xhokerit, i njohur për natyrën e tij psikotike dhe mungesën e dukshme të dashurisë për të; ndërsa ajo ishte e gatshme që edhe të rëndë për të. 

Theksojmë se Trejsi është në një lidhje me Leonard Dukën, i cili për mbi 3 vite rezulton si një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz festa e halloweenit trejsi sejdini festa e halloweenit trejsi sejdini

Sondazh

Poll