Art&Argëtim

Maleficent, ëngjëlli me krahë dhe fantazma, këta janë VIP-at që u ‘përplasën’ për Halloween, zgjodhën maskime të

1 Nëntor 2019, 12:36 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e djeshme është festuar në mbarë botën festa më e frikshme, Halloween-i. Edhe në Shqipëri ashtu si për çdo vit është festuar Halloween-i ku të gjithë janë shndëruar në personazhe të ndryshme të frikshëm dhe këtë na e kanë treguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Nga të gjitha postimet u vu re që shumë prej vajzave të famshme bënë xing me njëra-tjetrën bënë ‘Xing’ me veshjet e tyre për Halloween.

Për shembull veshja karakteristike e versionit më të lezetshëm të filmit të Jolie, “Maleficent” u pa tek Zajmina Vasjari, Estela Ujka dhe modelja e njohur Kejvina Kthella e cila këtë veshje e pati tek “Dance with me”.

Ndërsa të shndërruara si Kylie Jenner mbrëmjen e djeshme kanë bërë  “Xing” Keisi Medini me Kiara Titon e cila edhe ajo kishte zgjedhur po të njëjtën pamje.

Ndërsa versioni i ëngjëllit u pa tek Lori Hoxha, Orgesa Zaimi dhe Ada Deda, vajza ish-deputetes demokrate Albina Deda, ku të treja kishin preferuar të shndërroheshin në ëngjëll duke bërë ‘Xing’ me njëra-tjetrën por me një ndryshim, pasi trashëgimtarja e Top Channel ka preferuar të jetë një ëngëll me krahë të zinj e jo të bardhë.

Në galerinë më poshtë shikoni të gjitha imazhet e VIP-ave sesi u veshën për Halloween si dhe të gjithë pjesëmarrësit e ‘Dance with me’ të cilët e festuan ditë më parë festën e 31 tetorit, por që vërtetë na frikësuan me pamjet e tyre.

Kujtojmë që mbrëmjen e spektaklit “Dance with me” të  gjithë personazhet e njohur që janë pjesmarrës  në këtë spektakël  janë veshur dhe maskuar frikshëm për festën e Halloween.

Secili prej çifteve ka pasur një tematikë të caktuar në kërcim dhe në këtë mënyrë ka përzgjedhur make-up dhe veshjen përkatëse për në performancën  e tyre, duke u maskuar si personazhe të ndryshme të kinematografisë së huaj e kryesisht amerikane.

Teksa postonin në rrjetet sociale foto dhe video gjatë shfaqjes të gjithë personazhet zbuluan maskat dhe veshjet  e tyre.

Në fakt veshja e Eva Muratit dhe Ermal Peçit ka qenë ndër më të  çuditshmet që na ka frikësuar  edhe më shumë krahasuar me veshjet e personazheve të tjerë.

Me kostume të bardhë e të përgjakur nga sipër, është disi edhe një prej shfaqjeve më të frikshme.

Stela Kotri dhe Valer Kolnikaj, të veshur  me kostum në ngjyrë të bardhë, dhe fytyrën gjithashtu  të lyer me një pluhur të mardhë, ngjajnë se fantazma, ndërsa  krahas  fotosë postuar  në Instagram ata shkruajnë: Mbretërit e  Halloweeni-it.

Mateus Frroku ishte veshur si Batman, me maskën e zezë në fytyrë dhe Eliona Pitarka duke qenë në çift me Mateusin është veshur  me të bardha.

Ermal Peçi dhe Eva Murati mund të themi se kanë  qenë çifti më i  frikshëm mbrëmjen e djeshme në “Dance with me” të veshur me  uniformën e mjekëve si në spital, por  më e frikshmja ishte boja e kuqe e hedhur sipër këtyre veshjeve  të bardha  pasi ngjate si gjak, dhe ato e kanë quajtuar si “zhvendosjen në një spital psikiatrik.”

Era Rusi dhe Florian Agalliu janë veshur si personazhet e filmave “Thriller”, imbreti i pop-it Michael Jackson.

  Kejvina Kthella dhe Eduard Ndocaj  kanë  tërhequr gjithashtu vëmendjen me veshjen karakteristike, ku Kejvina ka imituar Angelina Jolinë, me brirët e gjatë e të zinj, duke transformuar atë në pamjen tipike të Maleficentit. Megjithatë ky është një tjertër maskim i egër që mund  të tmerruar  njerëzit.

Gjithashtu kësaj sfide apo loje për t’u maskuar për  Halloween-in, nuk i ka shpëtuar as juria e cila përbëhet nga Eneda Vaso, Valbona Selimallari dhe Gentian Zenelaj.

Që të tre kanë përzgjedhur ngjyrën e zezë për këtë natë, ndërsa atyre ju është bashkuar edhe moderatorja Alketa Vejsiu, e veshur me një fustan të zi.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz si u veshen vipat per halloween vajzat qe bene xing si u veshen vipat per halloween vajzat qe bene xing

Sondazh

Poll