Aktualitet

Plagosja në Vorë, policia: Ergest Hoxha u afrua te makina dhe u përpoq të vriste Kid Muzhaqin! Ushtaraku 'iu kthye' me armë

Hoxha më pas u plagos me armë zjarri nga ushtaraku Ermal Muzhaqi, në përpjekje për të mbrojtur vëllanë e tij. 

24 Nëntor 2023, 10:49 Nga a.l
Plagosja në Vorë, policia: Ergest Hoxha u afrua te makina dhe u
Ermal Buzhaqi

TIRANË- Policia ka zbardhur detaje nga përplasja me armë dhe thikë ditën e djeshme në Vorë, ku u plagosën dy persona. Në pranga janë vënë, 34-vjeçari Ergest Hoxha dhe 27-vjeçari Ermal Muzhaqi, ky i fundit oficer pranë Forcave të Armatosura.

Nga ngjarja mbeti i plagosur Kid Muzhaqi, i cili u qëllua me thikë nga Hoxha. Policia bën me dije se Hoxha është përpjekur ta qëllojë për vdekje me thikë të riun, për motive që nuk dihen ende. Ai më pas u plagos me armë zjarri nga ushtaraku Ermal Muzhaqi, në përpjekje për të mbrojtur vëllanë e tij. 

NOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

– E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H. Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

ermal muzhaqi ergest hoxha kidi muzhaqi

Sondazh

Poll