Aktualitet

Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur i humorit Zef Deda

Aktori do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen në teatrin "Migjeni" në Shkodër. 

24 Nëntor 2023, 11:03 Nga r.ll
Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori i
zef deda

SHKODËR- Aktori i njohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Humoristi shkodran vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. 

Aktori do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen në teatrin "Migjeni" në Shkodër. Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.

Kush ishte Zef Deda?

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.  Filloi shkollën e lartë për Gjuhë - Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arrinte të realizojë qindra figura artistike, prandaj ishte dhe ka mbetur mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vjetësh për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit , të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë, Presidenti i Republikës i akordoi titullin " Mjeshtër i Madh". Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën, të dy artistë. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

 

ndahet nga jeta zef deda

Sondazh

Poll