Aktualitet

U prezantuan si përfaqësues të një personi publik/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë, tentuan të zhvatnin një biznesmen përmes mashtrimit

Gjithashtu në kuadër të operacionit "Repeat', u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. 

24 Nëntor 2023, 10:06 Nga r.ll
U prezantuan si përfaqësues të një personi publik/
foto nga arrestimi

TIRANË-Dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nga një biznesmen, nëpërmjet mashtrimit.

Të rinjtë iu prezantuan biznesmenit si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën prej 50 mijë eurosh. Ndërkohë policia po punon edhe për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre 25-vjeç.

Gjithashtu në kuadër të operacionit "Repeat', u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat".

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit (duke u pezantuar si përfaqësues të një personi publik), vihen në pranga 2 shtetas.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.

Sekuestrohen 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një shtetas, për të përfituar prej tij, një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. L., 25 vjeç.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

operacioni repeat

Sondazh

Poll