Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

24 Nëntor 2023, 07:41 Nga r.ll
Vranësira dhe reshje shiu, zbuloni parashikimin e motit për ditën
foto ilustruese

TIRANË-Deri në mesditë territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore të Shqipërisë.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

parashikimi i motit 24 nentor 2023

Sondazh

Poll