23 Nëntor 2023, 22:59
Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka qenë, ku komentoi një deklaratë të ministrit të brendshëm, Taulant Balla, lidhur me fatin e Ervis Martinajt. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, TV, Hoxha deklaroi se policia e di fatin e Martinaj dhe është e qartë se ai është vrarë, por ende nuk e ka dokumentuar vrasjen dhe asgjësimin e kufomës së tij.
"Në 9 gusht të vitit të kaluar, Martinaj u zhduk papritmas. Në fakt ai u rrëmbye dhe u asgjësua. Që nga ajo kohë, Rama i la drejtorit të policisë 100 ditë afat. Ka kaluar 1 vit e katër muaj. Nga ai moment nuk është thënë që policia nuk di gjë, por që policia nuk po e provon dot. Pra jo se nuk e di, policia e di. Gjithë këta të policisë që sheh ti, i dinë gjërat, por puna është si i përdorin. Ajo që lë Balla të kuptohet, është që policia e di çfarë ka ndodhur por po vonon për tu provuar. Këtë si hetim e ka prokuroria dhe jo policia. Ka dy hetime, një hetim të SPAK, i cili e ka Ervis Martinajn njeriun më të kërkuar dhe prokuroria e Kurbinit heton zhdukjen e kufomës së Martinajt. Ndërkohë qeveria thotë e dimë çfarë ka ndodhur por nuk kemi akoma provat.
U bë si telenovelë kjo. Unë kam dhënë nje version që në fillim dhe i mbetem asaj. A ka të reja? Ngjarja kur ka ndodhur, telefonat e kriptuar kishin dalë nga qarkullimi. Pra deri në mars 2021 kanë qenë. Policia dhe Prokuroria kanë kanale të tjera për ta provuar. Deri një njëfarë momenti nuk ka patur edhe shumë interes për t’u marrë me këtë. Cfarë kemi parë? U nxorr foto i një takimi të Bashës dhe atje ishte babai i Martinajt. Thashë kontrolloni listën e PD, kur vjen emri me M, është edhe babai i Martinaj. Por është fakt që në ndarjen mes Bashës dhe Berishës, Martinaj mbajti krahun e Bashës. Policia e di se çfarë ka ndodhur. Unë uroj ta kenë dokumentuar. Se përshembull Jan Prengën e pamë të vdekur ne me video, por nuk ka kufomë...", tha Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 22:56
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha se Eralb Breçani, djali i madh i Erzen Breçanit, është futur në lojën e tra...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 21:35
h.k
TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, zbuloi detaje të reja për dosje...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 21:26
h.k
Foto nga investigimi
KAMËZ-Edukatorja është shprehur se fëmija e ka çarë kokën në mur duke luajtur, prindër...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 21:23
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cil&eu...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 21:06
I.A
LEZHË- Në Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast problematik në Lez...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 19:18
I.A
AKCESK
TIRANË- Në një email zyrtar drejtuar Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, dit&eu...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 19:10
I.A
Erzen Breçani
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK për grupin kriminal të kapur. Në bisedat shi...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 18:51
I.A
Policia greke
GREQI- Një shqiptar kërkohet në Greqi për vrasje. Protothema shkruan se policia greke ka shpallur n&...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 17:19
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Një person ka humbur jetën në Durrës ditën e sotme si pasojë e një rënie aksidentale. ...
Aktualitet
23 Nëntor 2023, 17:02
I.A
KOSOVË- Çdo të premte, imami Shaban Tolaj drejton një numër të madh të besimtarëve myslimanë – siç...