Aktualitet

VENDIMI/ Lirohet nga detyra drejtuesi i Autoritetit Civil të Aviacionit, Gjonbalaj zëvëndësohet nga Lilika Radovica

Sipas vendimit thuhet se zëvëndësimi i Gjonbalaj ka ardhur me propozim të zv/Kryeministres Belinda Balluka. 

22 Nëntor 2023, 16:41 Nga h.k
VENDIMI/ Lirohet nga detyra drejtuesi i Autoritetit Civil të Aviacionit,
Autoriteti Civil i Aviacionit

TIRANË- Qeveria e Shqipërisë ka publikuar ditën e sotme vendimin për disa ndryshime të titullarëve në institucione. Është liruar nga detyra drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit Dritan Gjonbalaj duke njoftuar zëvendësimin e tij me Lilika Radovicën.

Sipas vendimit thuhet se zëvëndësimi i Gjonbalaj ka ardhur me propozim të zv/Kryeministres Belinda Balluka. 

PUBLIKIMI I QEVERISË:

 

“V E N D I M


PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   TË KANDIDATURËS SË NJË ANËTARI TË BORDIT  TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE         PËR USHTRIMIN E FUNKSIONIT TË DREJTORIT   TË PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV TË AUTORITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572,                    datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së                 znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi7 

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur ndryshimin e kryetarit Dritan Gjonbalaj me propozim të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjonbalaj do të zëvendësohet me Lilika Radovica.

Njoftimi:

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.221, DATË 12.3.2020,   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të                                 ligjit nr.53/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Dritan Gjonbalaj, kryetar, zëvendësohet me znj. Lilika Radovicka.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU"

vendimet e qeverise

Sondazh

Poll