Aktualitet

Detaje nga hetimi i SPAK/ Bujar Gërmizi lidhje me Nuredin Dumanin, e ndihmonte të kalonte kufirin në Morinë

Zbulohet se Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbërritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri,ku ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi Bujar Gërmizi.

21 Nëntor 2023, 12:51 Nga r.ll
Detaje nga hetimi i SPAK/ Bujar Gërmizi lidhje me Nuredin Dumanin, e
nuredin dumani

TIRANË- Nga hetimet e SPAK, pas arrestimit të 6 personave, janë zbuluar lidhje mes Bujar Gërmizi (Ajeti) një prej të arrestuarve, i cili konsiderohet si i forti i Kukësit me Nuredin Dumanin. Gërmizi me anë të lidhjeve të tij, ka ndihmuar Dumanin në kohën që ky i fundit ishte në kërkim, të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme. Kjo u zbulua nga bisedat në aplikacionin "SKY ECC".

Zbulohet se Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbërritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri,ku ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi Bujar Gërmizi. Dumani është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit, dhe aty ka marrë një taksist i cili e ka çuar deri në Morinë. Ai ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër, duke i pohuar se i kishte humbur karta e identitetit dhe a mund ta kalonte në doganë.

Siç ka treguar dhe vetë Dumani në prokurori taksisti ka rënë dakord dhe ka kaluar pikën kufitare, pa pasur asnjë kontroll. Në këtë moment burime të prokurorisë së posaçme SPAK, thonë se Dumani është ndihmuar pikërisht nga Bujar Gërmizi, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Bujar Gërmizi u arrestua dje me urdhër të SPAK, bashkë me Erzen Breçanin, Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë dhe Besmir Murati. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

bujar germizi nuredin dumani

Sondazh

Poll