Politike

KAOS në Kuvend, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca plenare

Noka tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni.

20 Nëntor 2023, 10:02 Nga A.B
KAOS në Kuvend, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca
Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës, pasi kanë rrethuar sallën e kuvendit sikur të ishte një gjendje lufte. Ai tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni, ndërsa theksoi se socialistët nuk e kanë problem që të lëshojnë njëri-tjetrin, madje ta çojnë edhe në burg.

“Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt. Po përdoreni me urdhra telefoni. Këta edhe njëri-tjetrin e lëshojnë. E shesin, e çojnë në burg. Për fëmijët e tu do të përgjigjesh ti, dhe ata të tjerët.”, tha Noka.

edi rama flamur noka kuvend 20 nentor 2023

Sondazh

Poll