Aktualitet

E dashuri e vrau dhe e murosi në Spanjë, i jepet lamtumira e fundit të resë shqiptare, e ëma: Kam vdekur bashkë me të

Nëna e Siborës mes lotësh dhe dhimbjes i ka dhënë lamtumirën e fundit në Itali vajzës së saj, ndërsa shprehet se është e shkatërruar dhe se bashkë me vajzës edhe ajo ka vdekur.

18 Nëntor 2023, 22:14 Nga a.l
E dashuri e vrau dhe e murosi në Spanjë, i jepet lamtumira e fundit
Sibora Gagani

SPANJË- Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë. Ajo ishte vetëm 22-vjeç kur u pa për herë të fundit. Shqiptares i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth 5 muaj më parë i murosur në një apartament në Torremolinos, në Spanjë.

Nëna e Siborës mes lotësh dhe dhimbjes i ka dhënë lamtumirën e fundit në Itali vajzës së saj, ndërsa shprehet se është e shkatërruar dhe se bashkë me vajzës edhe ajo ka vdekur.

“Marco shkatërroi jetën e vajzës time, por në të njëjtën kohë mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur bashkë me të”, shprehet ajo.

Sibora e takoi Marco G në Nettuno, një komunë italiane e vendosur në kryeqytetin metropolitan të Romës, ku edhe ajo jetonte.

“Në vitin e parë që u takuan, nuk mendoja asgjë të keqe për të, as nuk kishte ndonjë gjë që më bëri të mendoj se ai mund ta keqtrajtonte”, thotë nëna e saj.

Megjithatë, marrëdhënia përparoi dhe në një nga vizitat e Elisabetës në Malaga, vajza e saj rrëfeu se “ai ishte shumë posesiv dhe se ajo nuk donte të ishte më me të”. Ai gjithashtu ka rrëfyer se, nëse një ditë do të arrinte të ndahej prej tij, “do të duhej të shkonte larg, në një vend ku nuk do ta gjente”.

Zbulimi ndodhi nëntë vjet pas zhdukjes së saj. Policia gjeti një trup më 7 qershor brenda një kutie druri, të vendosur pas një muri të shtëpisë ku jetonte Sibora me ish-partnerin. 

Historia merr një kthesë kur Marco rrëfeu se kishte vrarë Siborën, dhe se e kishte fshehur trupin e tij pas një muri në apartamentin ku jetonin të dy në të njëjtin qytet në Malaga.  

Në atë moment, fokusi kalon te apartamenti që ndodhet në zonën El Calvario. Agjentët shkuan tre herë për të konfirmuar vërtetësinë e dëshmisë. Në përpjekjen e katërt, ata arritën të gjenin trupin, raporton "Elespanol".

Pasi gjetën një ndryshim në konstruksionin e njërit prej mureve të godinës, agjentët u përgatitën për ta shembur atë dhe pikërisht aty, të rrethuar me gëlqere, gjetën një kuti druri brenda së cilës ishte trupi i një gruaje. Mbi të, një buqetë me lule dhe një çantë me një thikë të njollosur me gjak. 

sibora gagani

Sondazh

Poll