Aktualitet

Denoncimi në Dosja.al: Nxorri krahun, 30-vjeçari nuk merr mjekim në spitalin e Durrësit për shkak të mungesës së stafit mjekësor

Kjo pasi bashkëshorti i saj ka nxjerr shpatullën ditën e sotme dhe nuk ka marrë ende shërbim nga spitali.

18 Nëntor 2023, 14:40 Nga I.A
Denoncimi në Dosja.al: Nxorri krahun, 30-vjeçari nuk merr mjekim
Daniel Prezja

DURRËS- Një denoncim ka ardhur mesditën e sotme në redaksinë e Dosja.al. Një qytetare ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor në urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Kjo pasi bashkëshorti i saj ka nxjerr shpatullën ditën e sotme dhe nuk ka marrë ende shërbim nga spitali. Daniel Prezja ka qenë duke luajtur të djalin e vetë me top në momentin kur është rrëzuar dhe ka dëmtuar shpatullën. Rreth orës 13:00, Prezja ka shkuar në urgjencë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. 

Denoncimi në Dosja.al: Nxorri krahun, 30-vjeçari nuk merr mjekim
Daniel Prezja

Në urgjencë 30-vjeçarit i është bërë një grafi dhe ka dalë që e ka shpatullën të dalë. Por problemi qëndron se në urgjencën e spitalit, Danielit i kanë thënë se duhet që të presë deri në orët e vona të mbrëmjes për të marrë mjekim, për shkak se nuk ka doktor në spital. Mësohet se Danieli nuk është i vetmi që po pret për të marrë mjekim në spital, pasi ka dhe shumë pacientë të tjerë që janë lënë në pritje.

daniel prezja

Sondazh

Poll