Aktualitet

VIDEO/ Tritoli në Kamëz, momenti kur autorët mbërrijnë me makinë, një prej tyre e hedh me shpejtësi drejt lokalit

Në kamerat e sigurisë shihet një prej autorëve që zbret i maskuar nga makina, hedh lëndën plasëse dhe kthehet me vrap drejt mjetit, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

18 Nëntor 2023, 14:58 Nga I.A
VIDEO/ Tritoli në Kamëz, momenti kur autorët mbërrijnë
Tritoli

KAMËZ- Momenti i vendosjes së tritolit në lokalin në Kamëz mëngjesin e sotëm janë bërë publike. Në kamerat e sigurisë shihet një prej autorëve që zbret i maskuar nga makina, hedh lëndën plasëse dhe kthehet me vrap drejt mjetit, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Në videon e publikuar nga Panorama, duket momenti që lënda C4, është hedhur nga distanca rreth orës 4 të mëngjesit. Lokali që iu vendos tritoli është marrë me qira nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj. Në dëshminë e tij para Policisë Muçaj ka deklaruar se nuk ka konflike me asnjë dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur.

 

oltjon muçaj tritol ne kamez

Sondazh

Poll