Aktualitet

Aksident me vdekje në Kavajë, 28-vjeçari me makinë humb jetën

Nga aksidenti i riu nuk ka mundur që tu mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

16 Nëntor 2023, 21:14 Nga I.A
Aksident me vdekje në Kavajë, 28-vjeçari me makinë humb
Foto Ilustruese

KAVAJË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Mësohet se një 28-vjeçar me makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti i riu nuk ka mundur që tu mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.   

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në aksin rrugor "Gosë-Vilë Bashtovë", shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne kavaje

Sondazh

Poll