11 Nëntor 2023, 16:13
Nga a.l
Olaf Scholz
SPANJË- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët është çështje mes dy qeverive. Në kongresin e Socialistëve të mbajtur në Malaga në Spanjë, ai tha se nuk dëshiron që të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Gjermania po e ndjek me kujdes paktin e Melonit me Tiranën.
‘Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Ajo që ka rëndësi në Evropë është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe që vendet mos të përpiqen të kapërcejnë të vetëm sfidat", tha Scholz.
Sipas Scholz, migrimi i parregullt, duhet të reduktohet dhe do të bëhen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë edhe vende të tjera.
Por kryetarja e Partisë Demokratike në Itali, Elly Schlein, e cilësoi marrëveshjen si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës".
Sakaq nënkryetarja e parlamentit të BE-së Katerina Barleu, anëtare e rëndësishme e partisë Social-demokrate në Gjermani tha se: "Të kontraktosh menaxhimin e emigrantëve nuk është gjithmonë e gabuar, varet nga situatat".
Në dhomat e kongresit u zhvillua edhe një takim dypalësh mes Barley dhe Schlein, i cili megjithatë duket se nuk i afroi delegacionet.
Por, partitë Socialiste Evropiane mbajtën pozicione të ndryshme në lidhje me marrëveshjen. Megjithëse nga Malaga, presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven kritikoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit.
“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali që dëshiron t'i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”, Stefan.
Marrë dhe përkthyer nga La Repubblica
olaf scholz
Politike
11 Nëntor 2023, 14:21
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka paraqitur sot një dëshmi të shpërdorimit dhe abuzimit të fondeve...
Politike
11 Nëntor 2023, 12:54
A.B
KORÇË- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka komentuar disa nga situatat politike në vend. Nga Korça, ai...
Politike
11 Nëntor 2023, 12:16
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Forumin e Paqes në Paris se ka takuar lidera dhe zyrtarë të ndryshëm, ...
Politike
11 Nëntor 2023, 11:45
A.B
Ivi Kaso
TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore i bëri thirrje sot Proku...
Politike
11 Nëntor 2023, 11:10
A.B
Rama dhe Mitsotakis
GREQI- Për shkak të çështjes 'Beleri', shteti fqinj, ka vendosur barrierën e parë ndaj integr...
Politike
11 Nëntor 2023, 10:54
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se të gjitha nismat për vettingun n&e...
Politike
11 Nëntor 2023, 10:43
A.B
PD
TIRANË-Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Denoncimi bëhet fjalë për abuzimet me f...
Politike
11 Nëntor 2023, 10:07
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane ‘Corriere della Sera”...
Politike
11 Nëntor 2023, 08:16
A.B
Rama dhe Soros
FRANCË- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për dy ditë me radhë në ...
Politike
10 Nëntor 2023, 21:36
I.A
Rexhë Byberi
TIRANË- Gabimet e pafajshme, apo të qëllimshme të kryetarëve të Bashkive, duket se po u kushtojnë shum...