Sport

Luis Enrique i pangopur: “Nuk jam i lumtur sonte me Mbappe, duam më shumë”...

Luis Enrique vodhi pamjen, me komentet e tij pas ndeshjes Reims-Paris, që u vendos nga “heat-trick”-u i Mbappe, i cili theksoi se nuk është i kënaqur me francezin dhe se mund të ndihmojë më shumë skuadrën e tij.

12 Nëntor 2023, 06:55 Nga DOSJA
Luis Enrique i pangopur: “Nuk jam i lumtur sonte me Mbappe, duam më

FRANCE - Nice humbi dy pikë në shtëpi ndaj Montpellier të premten mbrëma, ndërkohë që Parisi të shtunën, pasi mposhti Reims 3-0 në transfertë është i vetëm në krye të Ligue 1 për herë të parë .

Ai drejtohej nga Kylian Mbappe, i cili shënoi “hat-trick”, me superyllin 24-vjeçar që e çoi në 13 numrin e gola në 11 ndeshje në ligë dhe 29 në 2023, tre më pak se sa kishte arritur në vitin e kaluar kalendarik.

Megjithatë, mbresëlënëse është se “hat-trick”-u i tij zuri vendin e dytë, pasi ai që u kujdes për të tërhequr ‘dritat’ mbi vete ishte Luis Enrique, duke deklaruar se nuk ishte i kënaqur me Mbappe përveç golave ​​të tij.

“Nuk jam shumë i kënaqur me Kylian sonte. Nuk kam asgjë për të thënë për golat, por ai mund ta ndihmojë ekipin më shumë në mënyra të ndryshme.

Ai është një lojtar i klasit botëror, ne duam më shumë. Së pari, do të flas me të për këtë. Nuk do t'ju them se për çfarë bëhet fjalë, është një çështje private”,- tha trajneri spanjol i parizienëve, duke lënë pas shumë nënkuptime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll