Sport

Rafael Leão largohet i dëmtuar pas 10 min. ndaj Lecces, në dyshim për Kombëtaren

Ndërkombëtari portugez është zëvendësuar për probleme muskulore

12 Nëntor 2023, 06:40 Nga DOSJA
Rafael Leão largohet i dëmtuar pas 10 min. ndaj Lecces, në

PORTUGALI - Një dhimbje koke për Roberto Martinez. Rafael Leão u zëvendësua pas 10 minutash ndaj Lecces për shkak të problemeve muskulore, gjë që ve në dyshim edhe angazhimet e kombëtares luzitane, e cila do të përballet me Lihtenshtajnin, të enjten e ardhshme dhe Islandën, tre ditë më vonë, një udhëtim i dyfishtë, që përfundon fazën kualifikueset për kampionatin evropian 2024.

Sulmuesi i Milanit ndjeu siklet muskulor dhe u detyrua t'i linte vendin Okaforit. Pas zëvendësimit, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli e pyeti ndërkombëtarin portugez se si po kalonte dhe përgjigja u kap nga mikrofonët e DAZN. “Më duhej të ndaloja menjëherë”, tha portugez, i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes në mesjavë me golin e tij me goditje me biçikletë kundër PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll