Politike

Soreca i dorëzon Nikollës progres raportin e KE: Ka probleme dhe vështirësi, por të kapërcyeshme

Soreca u shpreh se ky është një raport shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat. Soreca u shpreh se ky është një raport shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat.

10 Nëntor 2023, 11:43 Nga r.ll
Soreca i dorëzon Nikollës progres raportin e KE: Ka probleme dhe
luigi soreca dhe lindita nikolla

TIRANË- Ditën e sotme, ambasadori i BE, Luigi Soreca, i ka dorëzuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla progres raportin e Komisionit Europia të vitit 2023 për Shqipërinë.

Soreca u shpreh se ky është një raport shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat.

“Të gjithë duhet të jemi krenarë për punën e dymbëdhjetë muajve të fundit dhe që Shqipëria i përmbushi me sukses detyrat e procesit screening. Ka vërtetë probleme e vështirësi, por ato janë të kapërcyeshme. Të gjithë duhet të punojmë që ky momentum të mos humbasë dhe integrimi evropian të mbahet në krye të agjendës kombëtare. Integrimi është përmbi interesat politike e partiake dhe mbështetja popullore, më e madhe se në çdo vend të rajonit, është një frymëzim dhe një detyrim për të gjithë. Avancimi i reformave, sidomos reformës në drejtësi, po jep rezultate të dukshme dhe po kontribuon në rritjen e shpejtësisë së integrimit evropian.”, tha Soreca.

Kryetarja Nikolla falënderoi Ambasadorin Soreca për Raportin dhe vlerësimet dhe nënvizoi se Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit.

luigi soreca lindita nikolla

Sondazh

Poll