Art&Argëtim

Lufta Izrael-Hamas/ Përplasje mes Angelina Jolie dhe babait të saj: Jam shumë i zhgënjyer

Qëndrimi i babait të divës së Hollivudit për konfliktin, është qartë në mbështetje të arsyeve dhe veprimeve të Izraelit, të cilat ai i argumenton për më shumë se tre minuta video, madje duke i kërkuar vajzës së tij aktore të rivlerësojë mendimin e saj për luftën. 

7 Nëntor 2023, 07:50 Nga r.ll
Lufta Izrael-Hamas/ Përplasje mes Angelina Jolie dhe babait të saj:
Angelina Jolie dhe babai i saj

SHBA- Lufta në Lindjen e Mesme, ka sjellë një përplasje mes aktorit Jon Voight dhe vajzës së tij Angelina Jolie, ish-e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, e cila kohët e fundit dënoi reagimin e Izraelit ndaj sulmeve terroriste të Hamasit . 

Babai 84-vjeçar nuk e mbështet reagimin e saj dhe i përgjigjet përmes një video në Instagram ku shkruan: “Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjera, nuk e kupton nderin e Zotit, të vërtetat e Zotit”. Voight thotë se është i zhgënjyer veçanërisht nga fakti që vajza e tij nuk e kupton, sipas tij, objektivin e Hamasit për asgjësimin e tokës së hebrenjve, shkruajnë mediat e huaja.

"Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e saj, popullin e saj. Kjo është luftë. Nuk do të jetë ajo që mendon e majta, situata nuk mund të jetë civile tani. Hamasi dhe mashtrimi që është qeveria e tij po shkatërrojnë popullin e tij”, shprehet aktori, duke lavdëruar nga ana tjetër heroizmin e madh të popullit hebre, përballë tragjedive të shumta gjatë historisë, nga Holokausti e deri te "Holokausti" i fundit i Hamasit .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jon Voight (@jonvoight)

Qëndrimi i babait të divës së Hollivudit për konfliktin, është qartë në mbështetje të arsyeve dhe veprimeve të Izraelit, të cilat ai i argumenton për më shumë se tre minuta video, madje duke i kërkuar vajzës së tij aktore të rivlerësojë mendimin e saj për luftën. 

angelina jolie jon voight

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Nëntor 2023, 14:34 a.l

Matthew Perry varroset në ceremoni private

Matthew Perry Aktori Matthew Perry është varrosur në Llos Angjelles në një ceremoni private, kanë raportuar mediat amerikane....