Sport

VIDEO / Bayerni kalon më tej me fitoren ndaj Gallatasarayt!

Kopenhageni suprizon Manchester United duke i përmbysur avantazhin nga 0-2 në 4-3

8 Nëntor 2023, 21:46 Nga DOSJA
VIDEO / Bayerni kalon më tej me fitoren ndaj Gallatasarayt!

GJERMANI – Bayern Munich ka siguruar kualifikimin për më tej, në fazën e 16-tshes pas fitores 2-1 me Gallatasarayn në shtëpinë e tij, duke grumbulluar kështu pikët e plota 12 në 4 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë përbavarezët kjo, të cilën arritën ta zhbllokojnë në minutën e 81-të, me të përhershmin tashmë Harry Kane.


Katër minuta më vonë ka qenë sërish sulmuesi anglez ai që shënoi edhe golin e dytë duke vulosur gjithçka për këtë takim.


Ndërkohë në fundin e takimit skuadra turke ngushtoi rezultatin në 2-1, me Bakambu, një gol që shërbeu vetëm për statistic. Nuka ja doli të fitojë Manchester United ndeshjen e katërt të fazes së grupeve përballë Kopenhagenit në transfertë.

Ndërkohë në të njëjtin grup, Manchester United humbi një ndeshje që e kishte tërësisht në dorë në fillimin e saj. Gjithçka nisi mirë për djemt e Ten Hag të cilët kaluan shumë shpejtë në avantazh në minutën e 3-të me Hojlund.

Pak minuta më pas, saktësisht në të 28-tën është sërish Hojlund që dyfishon shifrat, duke dhënë përshtypjen të një ndeshje të thjeshtë për skuadrën e Premier League.

Por Brenda pjesës së parë ndodhin ende shumë gjëra, në fillim Rashford në minutën e 42-të del me kartonin e kuq duke lënë ekipin në inferioritet numerik. Kjo gjë shfrytëzohet mirë nga vendasit të cilët Brenda 45 minutave plus 9 shtesë arrijnë të shënojnë dy here duke i çuar skuadrat në rezultat të barabartë në dhomat e zhveshjes.


Ndërkohë në pjesën e dytë “Djajt” kalojnë sërish në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Fernandez në minutën e 69-të.


Por asgjë nuk kishte përfunduar, pasi Kopenhageni u tregua një kockë e forte ndaj kundërshtarit me një lojtarë më pak duke barazuar në minutën e 83-të në 3-3.


Dhe në ato pak minuta të mbetura Kopenhageni shënoi edhe golin e katërt duke përmbysur gjithçka në favor dhe duke marrë kështu një fitore të madhe, ndërkohë që Manchester United vetëm një mrekulli mund ta rikthejë në garë për kualifikimin më tej pasi ndodhet në vendin e fundit me 3 pikë, ndërkohë Kopenhageni dhe Gallatasarai ndjekin Bayernin me nga 4 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll