Sport

Mbappe kapet nga kamerat duke qeshur me Donnarummën, me “mikëpritje” që i bënë tifozët!

Tifozët e Milanit hodhën mijëra kartëmonedha false me fytyrën e Donnarumma dhe fjalën mercenar të shkruar në të.

8 Nëntor 2023, 16:50 Nga DOSJA
Mbappe kapet nga kamerat duke qeshur me Donnarummën, me

ITALI - Tifozët e Milanit prisnin me padurim që Gianuligi Donnarumma të kthehej në San Siro. Ata e pritën në ndeshjen e javës së 4-të të Champions League dhe patën mundësinë të hakmerren, gjë që në fund e bënë.

Sapo doli për nxehje, portieri u prit me fishkëllima të mëdha, që ishte një tregues i ferrit që do të kalonte gjatë ndeshjes. Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Milanit hodhën mijëra kartëmonedha false me fytyrën e Donnarumma dhe fjalën mercenar të shkruar në të. Në atë moment, kamerat kanë kapur edhe Kylian Mbappe, i cili nuk është solidarizuar me shokun e skuadrës, përkundrazi, ishte duke qeshur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll