Sport

Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë sërish në Kupat e Europës!

Do të vendosin drejtësi në përballjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Europa League-s mes Sportingut të Lisbonës dhe Rakow, që do të luhet këtë të enjte.

8 Nëntor 2023, 17:34 Nga DOSJA
Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë sërish në Kupat e

TIRANE - Arbitrave shqiptarë u besohet një tjetër ndeshje e rëndësishme e kompeticioneve të UEFA-s. Enea Jorgji, kryesor, dhe ndihmësit e tij anësorë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj (Florian Lata arbitri i katërt) do të vendosin drejtësi në përballjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Europa League-s mes Sportingut të Lisbonës dhe Rakow, që do të luhet këtë të enjte.

Në VAR do të jetë spanjolli Juan Martínez Munuera dhe AVAR arbitri holandez, Dennis Higler. Ndeshjen e fundit e rëndësishme e gjykuar nga trupa shqiptare ishte ajo mes Young Boys dhe Leipzigut në fazën e grupeve të Championsit, me 24 shtator.

Një sukses i jashtëzakonshëm për arbitrat shqiptar, që duke se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet e rëndësishme europiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll