Sport

VIDEO/ Ylli i kombëtares përfundoi në një situatë të tmerrshme: filmohet i dehur dhe i zbathur në rrugë, më pas arrestohet...

Ivan Kaviedes ka shënuar 17 gola në 57 ndeshje për Ekuadorin. Në vitin 1998, ai ishte golashënuesi më i mirë në planet, me 43 gola në 39 ndeshje për Emelec, më shumë se Ronaldo apo Batistuta.

8 Nëntor 2023, 16:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Ylli i kombëtares përfundoi në një situatë

EKUADOR - Ivan Kaviedes (46) ishte pas hekurave, pas një konflikti në vendin e tij të lindjes në fillim të nëntorit. Ish-sulmuesi i Celta Vigos, Portos apo Perugias, ekuadoriani u arrestua në qytetin e Tenas, pasi shkaktoi një skandal të madh.

I dehur, Kaviedes sulmoi katër persona dhe kërcënoi policinë, duke i thënë se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar. 

Ivan Kaviedes, i arrestuar pasi sulmoi katër persona

Në një klip të publikuar në rrjetet sociale, ish-futbollisti shfaqet këmbëzbathur, me pranga dhe agresiv ndaj policies, që tentoi ta fuste në makinë. Në një tjetër pamje, Kaviedes shihet duke u sulmuar nga vetë oficerët e rendit.

Sipas mediave ekuadoriane, ish-futbollisti është dënuar me pesë ditë burg. Policia lokale shpjegoi se Ivan Kaviedes sulmoi katër persona pranë një restoranti të shpejtë dhe se ai refuzoi të bashkëpunonte me agjentët që erdhën në vendngjarje.

Pas tre ditësh burg, Kaviedes u lirua më 6 nëntor. Avokati i tij, Dalo Bucaram, ka bërë një ankesë për "shpërdorim" dhe "shkelje të të drejtave të Kaviedes". “Shpresojmë që të mos ketë më kurrë abuzime të tilla ndaj qytetarëve”,- tha ai, cituar nga Marca.

“Djali i keq” Kaviedes: ka 9 fëmijë, është arrestuar dhe ka përdorur kokainë

VIDEO/ Ylli i kombëtares përfundoi në një situatë

Ivan Kaviedes, njeriu që shënoi golin vendimtar për Ekuadorin në kualifikueset e Kupës së Botës 2002, ka një reputacion si një "djalë i keq". Ekuadoriani ka nëntë fëmijë me nëntë gra të ndryshme dhe ka qenë i përfshirë në polemika të shumta ndër vite.

Në vitin 2012, ish-futbollisti kaloi pesë ditë në burg, pasi goditi me grusht dy policë në kryeqytetin Quito. Në mars 2019, Kaviedes u arrestua sërish, në një hotel, për goditjen e një prostitute që nuk e kishte paguar.

“Kam përdorur kokainë kur isha 32 vjeç, por nuk merrja drogë kur luaja”,- tha Kaviedes në një intervistë me Vistazo në vitin 2020. Ish-sulmuesi u shtrua në një klinikë rehabilitimi për të hequr qafe varësinë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll