Aktualitet

ME VIDEO/ “Lekët, ose…”, vodhën para nën kërcënimin e një arme në një tabakino, arrestohen dy autorët në Vlorë

Vjedhja e ndodhur në lagjen “Pavarësia” e ka denoncuar në polici një 19-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Strom 7”, u bë i mundur arrestimi i I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

8 Nëntor 2023, 10:27 Nga A.B
ME VIDEO/ “Lekët, ose…”, vodhën para nën
Autoret

VLORË- Identifikohen dy autorët e vjedhjes së një tabakino në qytetin e Vlorës, të cilët morën një shumë parash duke kërcënuar me thikë. Vjedhja e ndodhur në lagjen “Pavarësia” e ka denoncuar në polici një 19-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Strom 7”, u bë i mundur arrestimi i I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04 nëntor.


NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 7”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i morën me forcë një shumë parash, pronarit të një tabakinoje, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë). Të 2 të arrestuarit, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë) dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas. Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër që nuk kallëzoi këtë krim dhe ka kryer një tjetër vjedhje, në një market në qytet.

Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 19-vjeçari, se 2 shtetas i kishin marrë me forcë një shumë parash, në tabakinon e tij, në lagjen “Pavarësia”, duke e kanosur me thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 7”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore vjedhje ne vlore

Sondazh

Poll