Sport

Ai është kthyer, Mançester Junajtid do të luajë me Rashford kundër Copenhagës...

Ndërkombëtari anglez është gati për të luajtur dhe do të përpiqet të ndihmojë skuadrën e tij për një tjetër fitore ndaj danezëve

8 Nëntor 2023, 14:08 Nga DOSJA

Ai është kthyer, Mançester Junajtid do të luajë me

ANGLI - Manchester United përballet me një vizitë të vështirë në Copenhagen të Danimarkës, në një ndeshje të Champions League sonte (21:00). 

“Djajtë e Kuq” do të jenë me Marcus Rashford për takimin në “Parken Stadium”, pasi sulmuesi do të jetë i aftë për të luajtur dhe do të kërkojnë të ndihmojnë skuadrën e tij për një tjetër sukses kundër gjigantëve danezë.

Megjithatë, trajneri Erik ten Haag nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Casemiron dhe Lisandro Martinez, të cilët nuk do të rikthehen së shpejti në aksion.

“Casemiro dhe Martinez kanë dëmtime serioze dhe nuk pres që ata të luajnë para Krishtlindjeve”,- tha Ten Haag, cituar nga Reuters.

“Rashi humbi një ndeshje për shkak të një dëmtimi të lehtë, por tani është 100 për qind në formë. Marcus është plotësisht i përkushtuar ndaj Manchester United dhe ka punuar shumë në stërvitje për t'u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur”,- shtoi Erik ten Haag.

Manchester United mundi Copenhagen në ndeshjen e parë në shtëpi, me portierin Andre Onana që priti një penallti në shtesë. “Djajtë e Kuq” duhet të shënojnë sërish një rezultat pozitiv ndaj rivalit danez për të mbetur me shanse të mira për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll