Aktualitet

Rikthehen përmbytjet në vend! Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Përmbytje në Mirditë, vështirësi qarkullimi në Durrës

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Shkopet, si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

8 Nëntor 2023, 10:12 Nga A.B

Rikthehen përmbytjet në vend! Bilanci i Ministrisë së

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, ndërsa forcat e emergjencave po punojnë për pastrimin e saj. E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Shkopet, si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.
Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.
Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.
Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.
Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll