Aktualitet

Moti i keq/ Përroi i Zmejës rrezikon daljen nga shtrati, bllokohet aksi Skuraj-Burrel nga rënia e gurëve

Ndërkohë në qarkun e Durrësit ka prani të madhe të ujit në rrugët përreth Stadiumit Niko Dovana dhe në rrugën e Currilave.

8 Nëntor 2023, 07:35 Nga r.ll
Moti i keq/ Përroi i Zmejës rrezikon daljen nga shtrati, bllokohet
foto nga perroi ne rreshen

LEZHË- Mëngjesi i sotëm ka rikthyet reshjet e dendura të shiut gati në të gjithë territorin e vendit. 

Mësohet se në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.

Në fotoja duket një rritje e madhe e nivelit të ujit. Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit ka prani të madhe të ujit në rrugët përreth Stadiumit Niko Dovana dhe në rrugën e Currilave.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll