Sport

Chelsea dhe Liverpool largojnë Man.United, nga gara për talentin Florian Wirtz!

Chelsea dhe Liverpool ndër favoritët për të nënshkruar me yllin e Bayer Leverkusen

5 Nëntor 2023, 21:30 Nga DOSJA

Chelsea dhe Liverpool largojnë Man.United, nga gara për talentin

ANGLI - Sipas “The Daily Star”, Liverpool i është bashkuar Chelseat në garën për të nënshkruar me lojtarin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ndërkohë që i riu ka anashkaluar Manchester United.

Në sezonin 2023/24, ndërkombëtari 20-vjeçar i Leverkusenit ka qenë në formë të shkëlqyer, duke regjistruar gjashtë gola dhe nëntë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat. Në total, ai ka grumbulluar 29 gola dhe 39 asistime në 118 ndeshje që nga debutimi i tij për “Aspirinat” në sezonin 2019/20.

Duke luajtur kryesisht si numri 10, forma e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira evropiane. Chelsea është një ndër klubet angleze më të interesuara për nënshkrimin e Wirtz, me profilin e gjermanit që besohet se përshtatet në mënyrë të përkryer me planin e “Bluve” për të investuar shumë në yjet e rinj.

Liverpool është gjithashtu në garë për yllin e Bayer Leverkusen. Jurgen Klopp besohet se është një fans i madh i gjermanit. Klopp po mundohet të përdorë lidhjet e tij serioze në futbollin gjerman për ta çuar mesfushorin e talentuar në “Anfield”.

Për Wirtz është i interesuar edhe Manchester United, por ai nuk është më në skenë. Sipas informacioneve, “Djajtë e Kuq” kanë pasur interes për futbollistin, pasi Ralf Rangnik ka punuar në klub. Megjithatë, lojtari i Bayer Leverkusen nuk ka asnjë interes për t'iu bashkuar United dhe ata janë larguar nga gara për nënshkrimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll