Sport

VIDEO/ Shënon Araujo, Barcelona fiton në frymën e fundit falë Gündogan edhe Ter Stegen. Girona pushton kreun e La Ligas...

Me asistimet e Ilkay Gündogan dhe një Marc-Andre ter Stegen të fortë, FC Barcelona siguroi një fitore 1-0 jashtë fushe ndaj Real Sociedadit në La Liga. Nuk gabon edhe Girona

5 Nëntor 2023, 03:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënon Araujo, Barcelona fiton në frymën e fundit

SPANJE - Një javë pas humbjes në “El Clasico” kundër Real Madridit, katalanasit fituan 1-0 (0-0) ndaj Real Sociedadit në San Sebastian të shtunën (4 nëntor 2023) dhe u ngjitën në vendin e tretë, katër pikë prapa liderit të ri FC Girona.

Në San Sebastian, kampionët në fuqi ishin pa imagjinatë për periudha të gjata edhe pse trajneri i Barçës, Xavi, ndoshta kishte vënë në fushë ekipin e tij më të fortë që në fillim.  Gjithashtu ishte edhe Robert Lewandowski, i cili u rikthye në formacionin fillestar pas një pauze dëmtimi.

Por vendasit dominuan lojën dhe kryesisht falë portierit të kombëtares gjermane Ter Stegen, mysafirët mbajtën portën të pastër. Në kohën e fundit shtesë, Ronald Araujo (90’+2) shënoi me kokë, golin e vetëm të fitores 1-0, pas një krosimi të Gündogan. Fillimisht uruguajani u konsideruar jashtë loje, por VAR certifikoi aksionin dhe golin.


Girona pushton krye të tabelës

Girona u tregua shumë më e rrezikshme për sa i përket shënimit të golave, skuadra surprizë e sezonit kaloi para Real Madridit në krye të tabelës, të paktën për një natë, falë një fitoreje 4-2 (1-1) si mysafir në Osasuna. Mysafirët pësuan një gol të përkohshme 1-2 për të përmbysur gjithçka me tre gola nga minuta e 71-të e në vazhdim.

Megjithatë, Real Madridi mund të rimarrë vendin e parë me një fitore kundër Rayo Vallecano të dielën në mbrëmje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll