Art&Argëtim

Lisa Marie Presley ishte e shqetësuar për filmin “Prishila”, ankohet te skenaristja

Vajza e Elvis Presley, përmes një letre iu ankua regjisores Sofia Coppola se skenari i filmit të ri e bënte babanë e saj Elvisin të ishte një grabitqar dhe manipulues

3 Nëntor 2023, 19:59 Nga A.TH
Lisa Marie Presley ishte e shqetësuar për filmin
Lisa Marie Presley 

SHBA- Vajza e këngëtarit legjendar Lisa Marie Presley kishte pakënaqësi për skenarin e filmit “Prishila”. Mediat e huaja shkruajnë se Lisa Marie Presley, përmes një letre iu ankua regjisores Sofia Coppola se skenari i filmit të ri e bënte babanë e saj Elvisin të ishte një grabitqar dhe manipulues. Lisa Marie i shkroi regjisorit për të ngritur shqetësimet katër muaj para vdekjes së saj në janar.

Filmi tregon historinë e nënës së saj Priscilla, e cila u takua me Elvisin në moshën 14-vjeçare. Priscilla, bashkëshortja e Elvis Presley, I cili bazohet në kujtimet e saj të vitit 1985, “Elvis and Me”.

“Jam e shqetësuar që nëna ime nuk po e sheh nuancën këtu apo nuk po e kupton mënyrën sesi do të perceptohet Elvisi kur të dalë ky film”, ka shkruar ajo.

Por nëna e saj duket që nuk e ka menduar në këtë mënyrë. Priscilla ka dhënë një sërë intervistash për të mbështetur filmin. Ajo është shprehur se filmi ishte një përshkrim I saktë I marrëdhënies së saj me mbretin e Rock n Roll-it

Prishila ishte vetëm 14 vjeç kur u njoh me Presleyn gjatë kojhës që shërbente në ushtrinë amerikan. Filmi u publikua gjerësisht në SHBA të premten me Cailee Spaeny dhe Jacob Elordi në rolet kryesore.
Lisa Marie vdiq në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak.

lisa marie presley sofia coppola prishila

Sondazh

Poll