Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare ish-bashkëshorti i Eva Longorias, Tyler Christopher

Tyler Christopher, një aktor telenovelash, fitues i çmimit "Emmy", është i njohur për rolet e tij në "General Hospital" dhe "Days of Our Lives".

1 Nëntor 2023, 08:01 Nga f.i

Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare ish-bashkëshorti i

SHBA- Ish-bashkëshorti i Eva Longoria, Tyler Christopher, ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në "Spitalin e Përgjithshëm", vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur kolegu i tij Maurice Benard: Me pikëllim të madh ndajmë lajmin për vdekjen e Tyler Christopher. Tyler vdiq këtë mëngjes nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego.

Tyler Christopher, një aktor telenovelash, fitues i çmimit "Emmy", është i njohur për rolet e tij në "General Hospital" dhe "Days of Our Lives". Christopher ishte i martuar me Eva Longoria nga viti 2002 deri në 2004. 

 

tyler christopher eva longorias

Sondazh

Poll