Art&Argëtim

Foto/ Partnerja e Matthew Perry në “Friends”, Courteney Cox shfaqet e shkatërruar

Të dy përbënin një nga çiftet më të dashur dhe më të pëlqyer televiziv si Monica dhe Chandler.

2 Nëntor 2023, 19:38 Nga A.TH
Foto/ Partnerja e Matthew Perry në “Friends”, Courteney Cox
Courteney Cox dhe Matthew Perry

SHBA- Pas vdekjes së Matthew Perry-t, fansat e serialit “Friends” ishin në pritje të deklaratave nga kolegët e tij dhe aq më tepër nga Courteney Cox. Të dy përbënin një nga çiftet më të dashur dhe më të pëlqyer televiziv si Monica dhe Chandler. Paparacët kanë gjurmuar aktores pas humbjes së mikut të saj të mirë dhe ia dolën. Courteney Cox u pa një natë jashtë me partnerin e saj Johnny McDade. Çifti shkoi për të ngrënë në një restorant dhe kamera e pa atë duke u futur në makinën e saj.

Mediat ndërkombëtare si Page Six dhe TMZ e përshkruan atë si melankolike dhe të trishtuar. Të shumta ishin reagimet pasi lajmit të vdekjes së aktorit ameriken Matthey Perry-t. Fansa të shumë të tij kanë rrethuar edhe shtëpinë ku është luajtur seriali i famshëm “Friends”, duke vënë lule e nduke ndezur qirinj.

matthew perry courteney cox

Sondazh

Poll