Aktualitet

Grant Van Cleve, Kryetari i sapo zgjedhur i Dhomës Amerikane të Tregtisë (PROFIL)

Ai njihet si një sipërmarrës global. Aktualisht ai është investuar në 90 startupe kryesisht në Kaliforni, por prej rreth 30 vitesh është i angazhuar në Ekosistemin e Shqipërisë dhe zhvillimin e tij. 

2 Nëntor 2023, 20:13 Nga h.k
Grant Van Cleve, Kryetari i sapo zgjedhur i Dhomës Amerikane të
Grant Van Cleve

TIRANË-Grant Van Cleve është zëvendësuesi i Enio Janços si Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ai njihet si një sipërmarrës global. Aktualisht ai është investuar në 90 startupe kryesisht në Kaliforni, por prej rreth 30 vitesh është i angazhuar në Ekosistemin e Shqipërisë dhe zhvillimin e tij. 

Kujtojmë që në fjalën e tij bëri thirrje për progres të prekshëm në përmirësimin e Klimës së Investimeve. Jaço foli gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të AmCham në praninë e 256 kompanive anëtare ku deklaroi se, duhet ende shumë punë që Shqipëria të bëhet ‘magneti i Ballkanit’ për investitorët e huaj.

Ai u bëri thirrje bizneseve anëtare të përfshihen sa më shumë që zëri i tyre të dëgjohet ndërsa drejtuesve të AmCham të “zhvishen nga kostumi individual i korporatës” që përfaqësojnë dhe të mbrojnë të drejtat e gjithe komunitetit te biznesit.

grant van cleve

Sondazh

Poll