Art&Argëtim

Kush ishte "engjëlli mbrojtës" i Matthew Perry për 7 vitet e fundit të jetës së tij?

Ajo është personi që bëri thirrjen e dëshpëruar ndaj policisë për të raportuar gjetjen e Perry-t të vdekur në vaskë.

31 Tetor 2023, 09:07 Nga A.B
Kush ishte "engjëlli mbrojtës" i Matthew Perry për 7
Matthew Perry

SHBA- Matthew Perry në autobiografinë e tij të publikuar tetorin e kaluar kishte përmendur marrëdhënien e ngushtë, por platonike që kishte zhvilluar me një grua që nuk ishte askush tjetër veç asistentja e tij personale, Brianna Brancato.

Thuhet se ajo është personi që bëri thirrjen e dëshpëruar për të raportuar gjetjen e Perry-t të vdekur në vaskë.

Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare, ishte dëshpërimisht i vetmuar dhe dëshironte të kishte një familje dhe fëmijë. Por në 7 vitet e fundit ai kishte gjetur në personin e Briankës engjëllin e tij mbrojtës, personin që i ishte pranë në momentet e tij më të vështira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Briana Brancato (@brianabrancato)

Në librin e tij ai zbuloi se një nga marrëdhëniet e tij më të ngushta dhe afatgjatë ishte me 34-vjeçaren Brancato.

Ai shkroi se ajo ishte "shoqja ime më e mirë", se ajo "më shpëtoi jetën" dhe se madje ulej pranë shtratit të tij çdo natë për pesë muaj, ndërsa ai u shërua nga një këputje e zorrës së trashë që gati i kushtoi jetën.

Briana kishte një rol kryesor si në kapitullin e parë ashtu edhe në atë të fundit të librit. Aktori i ndjerë i Friends tha se marrëdhënia e tij me asistenten e tij nuk u kthye kurrë në romantike, por ajo u bë shpejt një nga 'partneret' e tij më të afërta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Briana Brancato (@brianabrancato)

Në autobiografinë e tij Friends, Lovers, and Big Terrible Thing, Perry zbuloi se ai u takua me "Erin" disa vite më parë ndërsa punonte në një institucion rehabilitimi.

Brancato ka qenë e fshehtë në lidhje me marrëdhënien e saj me Perry, duke listuar në LinkedIn vetëm punën e saj si "asistente personale" në Phil Shubano Inc. Të dhënat e kompanisë në Kaliforni tregojnë se ajo kontrollohej nga Perry dhe është emëruar pas një pseudonimi që aktori përdorte më parë për të marrë barna me recetë./Dosja.al

matthew perry

Sondazh

Poll